Foto ilustruese

Aksidentoi të moshuarin dhe u largua nga vendngjarja, vihet nën hetim 38-vjeçari në Tiranë

29 Korrik 2022, 09:56| Përditesimi: 29 Korrik 2022, 10:00

  • Share

TIRANË- Një 45-vjeçar me iniciale S.P., duke lëvizur me makinë në ‘Rrugën e Dibrës’ ka aksidentuar një të moshuar 83-vjeçar me iniciale S.S,. Pas aksidentit, 45-vjeçari u largua nga vendngjarja.

Mësohet se i moshuari ndodhet në spital nën kujdesit e mjekëve.

Ndërsa drejtuesi i mjetit është vendosur nën hetim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme procedurale.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?