Aksidentoi të miturën 6-vjeçare me 'Benz', arrestohet nga policia në Durrës 30-vjeçari që u largua nga vendi ngjarjes

7 Korrik 2020, 10:55| Përditesimi: 7 Korrik 2020, 10:58

  • Share

Një 30-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Durrësit pasi ka aksidentuar një të mitur dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia bën me dije se A. N, drejtues i një mjeti tip 'Benz', në lagjen numër 7 të Durrësit ka aksidentuar të miturën 6-vjeçare H. Q, e cila është dërguar në spital dhe ku fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, por nën kujdesin e mjekëve.

Tani 30-vjeçari do të përballet në gjykatë me akuzat "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i aksidentit".

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?