Foto ilustruese

Aksidentoi për vdekje 42-vjeçarin në aksin Cërrik-Belsh, arrestohet shoferi 49-vjeçar

3 Dhjetor 2023, 10:51| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 10:55

  • Share

Një 42-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme, pasi është përplasur nga një automjet në aksin Cërrik-Belsh.

42-vjeçari i identifikuar me inicialet S.T.  është aksidentuar nga automjeti teksa drejtonte një motor.

Policia bën me dije se ka arrestuar shoferin 49-vjeçar të automjetit, të identifikuar me inicialët B.C..

“B. C., 49 vjeç, banues në Belsh, pasi me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. T., 42 vjeç, i cili për pasojë humbi jetën”,- njofton policia.

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?