Foto Iliustruese

Kronikë

Aksidentoi një të moshuar në Gjirokastër, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit

13 Qershor 2021, 10:02| Përditesimi: 13 Qershor 2021, 10:05

  • Share

GJIROKASTËR- Mëngjesin e ditës së sotme ka mbetur e plagosur një e moshuar si pasojë e një aksidenti rrugor në Gjirokastër. E moshuara është identifikuar me inicialet shtetasen E. Sh., 69 vjeçe.

69-vjeçarja është në gjendje të rëndë dhe është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i aksidentit, por pas disa orësh u identifikua nga policia dhe është bërë i mundur arrestimi i tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?