Foto ilustruese

Elbasan/ 45-vjeçari rrëzohet duke punuar në firmën e përpunimit të hidrokarbureve, dërgohet në spital

4 Dhjetor 2023, 20:34| Përditesimi: 4 Dhjetor 2023, 20:43

  • Share

Një 45-vjeçar banues në fshatin Petresh në Elbasan është paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore pasi është rrëzuar duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve.

"Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 45-vjeçari është dëmtuar pasi është rrëzuar nga një strukturë metalike, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren, në të cilën është i punësuar", njofton policia.  

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?