Aksidentohet në Milot familja nga Mirdita, plagoset një grua! Shkak mungesa e sinjalistikës (VIDEO)

28 Dhjetor 2021, 22:34| Përditesimi: 28 Dhjetor 2021, 22:48

  • Share

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në aksin rrugor Laç-Lezhë.  Një fuoristradë me të cilën udhëtonte një familje nga Mirdita mësohet se ka dalë nga rruga.

Në makinë ndodheshin një çift bashkëshortësh së bashku me fëmijët. Për pasojë është plagosur gruaja.  Kjo e fundit raportohet se është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Të lënduar lehtë kanë mbetur edhe fëmijët.

Shkak i aksidentit është bërë mungesa e sinjalistikës. Kujtojmë se një ditë më parë ndodhi një aksident tragjik në aksin rrugor Milot-Rrëshen. Për pasojë humbën jetën babë e bir, përkatësisht 33 dhe 3 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16 e 30 minuta të së hënës në afërsi të Milotit. Nga aksidenti u plagos dhe zonja e shtëpisë Fabiola Prenga e cila ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?