Foto ilustruese

Aksidentohet minatori në Bulqizë, 31-vjeçari u rrëzua teksa kontrollonte punën! Niset drejt spitalit

5 Tetor 2023, 14:06| Përditesimi: 5 Tetor 2023, 14:07

  • Share

Një minator ka mbetur i plagosur teksa po kontrollonte frontin e punës, në një galeri minerare në qytetin e Bulqizës.

Mësohet se E.P., 31 vjeç, duke kontrolluar frontin e punës, në një galeri minerare në qytetin e Bulqizës, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar duke marrë dëmtime të lehta trupore. 

31-vjeçari, po merr asistencë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij rasti.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?