Aksidentohet autobusi me 30 pasagjerë kosovarë, MPJD në Kosovë sqaron situatën

24 Janar, 21:38| Përditesimi: 24 Janar, 21:41

  • Share

Një autobus me 30 pasagjerë nga Kosova është aksidentuar në Dubrovnik të Kroacisë këtë të mërkurë rreth orës 18:00.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë.

Sipas MPJD-së, asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore.

“Lidhur me aksidentin e autobusit nga Kosova në Kroaci, nga informacionet e deritanishme, të marra nga autoritetet kroate, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin e gjerë se rreth orës 18:00, një autobus me rreth 30 udhëtarë ka pësuar një aksident në vendin e quajtur Orashac, në afërsi të Dubrovnikut”, thuhet në sqarimin e MPJD-së.

“Sipas informacioneve të deritanishme asnjë nga udhëtarët nuk duket të jetë lënduar dhe as të ketë kërkuar ndihmë mjekësore. Informacionet rreth këtij aksidenti do t’i përditësojmë sapo të kemi të dhëna më të detajuara nga organet kompetente kroate”,- në deklaratën e ministrisë kosovare.

Lidhur me rastin ka reaguar edhe kompania, autobusi i të cilës është përfshirë në aksident trafiku në Kroaci.

“Sonte rreth orës 18:00 autobusi ynë i linjës Kosovë-Gjermani në shtetin e Kroacisë është përfshirë në një aksident në Dubrovnik. Pasagjeret dhe stafi që kanë qenë në autobus janë të gjithë pa lëndime. Pasagjerët kanë vazhduar udhëtimin drejt destinacionit të tyre me një autobus tjetër. Sqarimi i rrethanave të aksidentit i përket autoriteteve përkatëse”,- thuhet në sqarimin e kompanisë së autobusëve.

Lajmi në përditësim...

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?