Aksidentohen dy shqiptarë në Itali, në sfond kënga e Bes Kallakut (VIDEO)

6 Janar 2021, 11:56| Përditesimi: 6 Janar 2021, 12:43

  • Share

Ditën e djeshme janë aksidentuar dy shqiptarë në Itali. E gjithë ngjarja ka ndodhur në “sytë e publikut”, pasi dy të rinjtë ishin duke filmuar live për rrjetet e tyre sociale.

Aksidenti ka ndodhur në Santa Maria a Monte, ku makina e dy të rinjve ka dalë nga rruga në një rrethrrotullim.

Nga videoja  e cila është filmuar specifikisht nga pasagjeri i automjetit, vihet re se në sfond po dëgjohej kënga e Bes Kallakut dhe Ermal Fejzullahut, “Daja”.

Në përfundim të këngës, ndodh edhe aksidentit. Për shkak të lagështisë në rrugë, por ndoshta edhe prej humbjes së përqendrimit të shoferit, makina del nga rruga dhe përfundon pranë një dyqani buke, por u ndal nga disa kangjella. Kjo ka bërë që 2 shqiptarët të lëndohen lehtë dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Karabinierët nisën hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të këtij incidenti. Sipas policisë, dy shqiptarët nuk kanë precedentë të mëparshëm penalë. Gjithashtu ata janë të dy të martuar dhe prindër.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Scutari: 06/01/2021 12:46

    Katunare si puna e Bes Kallakut, kllounit te Likes!!

    Përgjigju
    • Petref: 07/01/2021 23:20

      Hahaha fiks I hyp likja ishalla nuk I ka hyp dhe ijes

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?