Aksidentohen dy makina dhe një autobus me pasagjerë në aksin rrugor Tushemisht-Pogradec

15 Dhjetor 2023, 16:53| Përditesimi: 15 Dhjetor 2023, 18:15

  • Share

2 makina dhe 1 autobus janë përfshirë në një aksident rrugor në aksin Tushemisht-Pogradec këtë pasdite.

Mësohet se autobusi me pasagjerë po lëvizte para ndërsa pas tij erdhën dy makinat, duke u përplasur njëra pas tjetrës. Raportohet se nga aksidenti ka vetëm dëme materiale.

Nuk dihet cilat janë shkaqet e këtij aksidenti, por dyshohet se shpejtësia e lartë dhe lagështira në rrugë për shkak të rreshjeve të shiut. Report Tv mëson se policia ka gjobitur një prej makinave që u konstatua në shkelje.

Fatmirësisht drejtuesit e mjeteve dhe pasagjerët nuk patën lëndime. 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?