Pamje nga aksidenti

Kronikë

Aksidentohen 3 makina në Kurbin, 3 të plagosur rëndë, dërgohen në spitalin e Traumës

21 Gusht 2021, 20:52| Përditesimi: 21 Gusht 2021, 21:28

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Mamurras- Fushë Krujë, në lagjen Demokracia. Të plagosur kanë mbetur 3 persona të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës.

Nga të dhënat praprake shkak mësohet të ketë qenë shpejtësia e madhe. Benzi me ngjyre gri ka qenë me shpejtësi dhe në tentativë për të parakaluar Golfin ka goditur Benzin tjetër me ngjyre blu që drejtohej nga një grua. 

"Në aksin e vjetër Mamurras- Thumanë, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Adriatikut " ,janë përplasur 3 automjete, ku si pasojë kanë marrë dëmtime 3 shtetas, të cilët janë dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën", thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Komento

Komente

  • Eliom: 21/08/2021 20:30

    Si nuk msun me ec kto maloket

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?