Foto nga Vendngjarja

Aksidenti zinxhir në Itali, njëri prej dy viktimave ishte shqiptar, 25 të plagosur

6 Shkurt, 12:46| Përditesimi: 6 Shkurt, 12:48

  • Share

Një aksident zinxhir ndodhi mëngjesin e djeshëm (5 Shkurt) në autostradën A22, për shkak të mjegullës. Nga ky aksident humbi jetën një kamionist 43-vjeçar me origjinë shqiptare, banues në Cuneo, e cila ndodhi në orën 11:55 në zonën e Modenës. 

Në aksident u përfshinë dhjetëra makina. Sipas raportimit nga ANSA, deri më tani raportohet për të paktën 25 të plagosur.

Ata janë transportuar drejt spitaleve më të afërta. Disa prej të plagosurve mësohet se kanë pësuar dëmtime më të rënda.

Në këtë rast, në aksident u përfshinë edhe dy kamionë, ku po ashtu humbi jetën edhe një tjetër kamionist. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?