23-vjeçari Marin Kola

Aksidenti tragjik në Itali, identifikohen dy viktimat! Humbën jetën pasi makina shpërtheu në flakë (FOTO + EMRI)

18 Mars, 07:12| Përditesimi: 18 Mars, 12:55

  • Share

ITALI- Njëri prej viktimave të aksidentit tragjik në Itali, ku mjeti tip BMW mori flakë është me origjinë nga Lezha. Report Tv mëson se bëhet fjalë për 23-vjeçarin Marin Kola nga fshati Troshan. Ky i fundit kishte shkuar gjatë ditëve të fundit në Itali, pasi pjesën më të madhe të kohës qëndronte në Shqipëri.

Ndërkohë, është identifikuar edhe viktima tjetër, Blerim Miha, 27 vjeç.

Aksidenti tragjik ku humbën jetën dy të rinj shqiptarë ndodhi në Via Casilina, mes Colleferro dhe Anagni, mbrëmjen e 16 marsit.

Makina tip BMË e zezë, me të cilën po udhëtonin ka dalë nga rruga dhe më pas është përmbysur. Njëri prej shqiptarëve ka mundur të dalë nga dritarja, kurse 23-vjeçari Kola dhe një tjetër kanë qenë brenda në mjet kur është përfshirë në flakë, e për pasojë kanë humbur jetën.

Foto nga aksidenti

 

1710742699_lezhe.jpg

Marin Kola

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?