Parakalimi i gabuar shkaktoi aksidentin tragjik me 3 viktima në Fier! Arrestohet drejtuesi i mjetit, Mariglen Skënderaj

10 Qershor 2022, 08:24| Përditesimi: 10 Qershor 2022, 12:09

  • Share

Drejtuesi i mjetit tip 'Opel', Mariglen Skënderaj, nga Çakrani bëri parakalim të gabuar dhe shkaktoi aksidentin tragjik me 3 viktima teksa ishte duke udhëtuar me bashkëshorten dhe vajzën e tij.

Polici i FNSH, Sokrat Lelaj dhe gruaja e tij Fatbardha Lelaj, ndërruan jetë nga aksidenti tragjik në aksin Levan-Tepelenë pranë fshatit Buzmadh të Fierit. Nga aksidenti ndërroi jetë edhe 78-vjeçarja Bylyre Salaj, vjehrra e efektivit. 

Çifti Lelaj lanë pas dy fëmijë të moshës 29 dhe 25 vjeç. Bilanci i aksidentit tragjik të ndodhur mbrëmë rreth orës 20:20 mbetën të vdekur 3 persona dhe 3 të plagosur pasi dy automjete tip "Opel Zafira" dhe "Ford" janë përplasur me njëri-tjetrin. Nga aksidenti, mbetën të plagosur 3 anëtarë të familjes Skëndreaj, Mariglen Skënderaj 43 vjeç Gladiola Meraj 31 vjeç dhe vajza e tyre 6-vjeçare.

Sipas pamjeve të siguruara nga Report Tv, mjetit tip 'Opel' është shkatërruar plotësisht ndërsa 'Fordi' ka përfunduar në kanal nga përplasja e fortë.

Ora 11:14
Aksidenti tragjik me 3 viktima në Fier, arrestohet Mariglen Skënderaj! Bëri parakalim të gabuar

1654803637_Capture.JPG

Mariglen Skënderaj, drejtuesi i automjetit ‘Opel Zafira’ është arrestuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. Mësohet se aksidenti tragjik në aksin Levan-Fier, ku u përplasën dy automjete dhe humbën jetën efektivi i FNSH, gruaja dhe vjehrra e tij ndodhi për shkak të parakalimit të gabuar nga Mariglen Skënderaj.

Ora 10:35
Aksidenti tragjik në Fier, rëndohet gjendja e vajzës 6 vjeçare, niset drejt Traumës

1654802164_fier.jpg

Është rënduar gjendja shëndetësore e vajzës 6 vjeçare që mbeti e plagosur pas aksidentit tragjik të mbrëmjes së ndjeshme në Fier.

Mësohet se vajza 6 vjeçare është nisur drejt spitalit të Traumës në kryeqytet ndërkohë që edhe  prindërit e saj janë në gjendje të rëndë.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?