Aksidenti tek Shkalla e Tujanit, përplasen dy makina, njëra ra në humnerë, dy të vdekur

18 Dhjetor 2023, 11:01| Përditesimi: 18 Dhjetor 2023, 11:02

  • Share

1702893040_1.jpg

Polici e Tiranës jep informacionin e parë lidhur me ngjarjen. Njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.    

Më datë 18.12.2023, në Rrugën e Arbrit, afër Shkallës së Tujanit, janë përplasur 2 automjete. Si pasojë e përplasjes, njëri nga automjetet ka rënë nga lartësia në humnerë dhe 2 shtetasit që kanë qenë në këtë automjet, kanë humbur jetën.    

Drejtuesi i automjetit tjetër, shtetasi K. R., ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe për identifikimin e 2 shtetasve që kanë humbur jetën.


Lajmi kryesor:

VIDEO/Tiranë, aksident i rëndë afër shkallës së Tujanit, 2 të vdekur, 1 i plagosur! Përplasen dy makina njëra bie në humnerë


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?