Aksidenti në Tiranë, nën hetim për shkelje të rregullave të qarkullimit shoferi i autobusit që u përplas me 'Benzin' dhe përfundoi në lumin Lana

2 Maj 2022, 14:20| Përditesimi: 2 Maj 2022, 16:20

  • Share

Shoferi i autobusit të linjës së Unazës po hetohet në gjendje të lirë pas aksidentit në Tiranë, ku u përplas me një automjet tip “Benz” dhe të dy përfunduan në lumin Lana. 62-vjecari i identifikuar si Muhamet Kyçyku, banues në Tiranë do të hetohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Mbrëmjen e së premtes, pesë persona u plagosën dhe banorët e zonës nxituan të nxirrnin nga makina dy të rinjtë që ishin brenda automjetit tip “Benz” të kthyer përmbys poshtë autobusit. Ata janë identifikuar si Jurgen Rama 27 vjeç shoferi dhe A. H., 27 vjeç, pasagjeri i mjetit.

Autobusi që u ‘shndërrua’ në urë duke zënë poshtë makinën është ende në skarpatet e lumit ndërsa automjetin, të dëmtuar plotësisht e nxorën që në mbrëmje. Policia rrugore po heton dy pista, atë të një defekti teknik në autobus, ku mendohet se ishin rreth 50 persona dhe parakalimit të gabuar të veturës.

Report Tv mëson se shoferi i autobusit ka deklaruar se po futej në stacion për të marrë pasagjerët por në një moment ka dalë jashtë kontrollit duke marrë xhiro shpejtësie dhe për të shmangur tragjedinë ai ka devijuar në Lanë. Dyshohet edhe për një parakalim të gabuar të shoferit të veturës në momentin që autobusi kishte ndezur sinjalin e bllokimit të krahut të majtë në blv. “Gjergj Fishta”.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arjana: 03/05/2022 01:12

    TA SHIKOJE POPULLI SE C'FARE QEVERIE E ZONJA ESHTE KJO E EDI RAMES, ,,PO BEHET NJE JAVE DHE AUTOBUZI ESHTE AKOMA MBI LANE,,,NUK JANE NE GJENDJE TE NXJERRIN AUTOBUZIN NGA LANA,,,PA LE TE PASTROJNE LANEN KETA PLEHRA,,QE ESHTE E MBUSHUR ME GURE TE MEDHENJ NGA MINISTRIA E JASHTME E DERI TEK SHKOLLA VASIL SHANTO....

    Përgjigju
  • Loti: 02/05/2022 17:26

    Pash zotin mos e levizni. Bejeni lokal, me pamje nga Lana.

    Përgjigju
  • Unazaaa: 02/05/2022 14:28

    Shoferet e autobuzave jane 90 % tape ne alkol Dhe ecin ne menyre te pa pergjegjshme, Kte e dine dhe e shikojne te gjithe dhe shume mire Le te vazhdojne per derisa nuk denononcohen Dhe nuk reagojne njerezit.. Ne jemi nje popull plere, cdo ngjarje nuk e denoncojme Mjafton te shpetojme dhe kte here themi.. Dhe le te behet cdo doje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?