Pamje nga aksidenti dje në Tepelenë

Aksidenti dje në Tepelenë, arrestohet shoferi i burgjeve që futi furgonin e policisë me dy të dënuar në kioskë

18 Shkurt 2020, 08:53| Përditesimi: 18 Shkurt 2020, 09:04

  • Share

TEPELENË-Arrestohet nga policia shoferi i drejtorisë së Burgjeve që u aksidentua paraditen e djeshme në vendin e quajtur Qesarat. I arrestuari është 56-vjeçari me inicialet H.H.

Sipas policisë, duke drejtuar furgonin tip “Hyunday” në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me të cilën punonjësit e policisë së burgjeve po kryenin transportimin e dy të paraburgosurve nga Tirana për në Sarandë u përplas me një makinë tip “Benz”, që drejtohej nga 60-vjeçari me inicialet S. Sh. Për ngjarjen u arrestua 56-vjeçari, ndërkohë që u referuan  materialet në Prokurori për 60-vjeçarin nga Memaliaj që drejtonte 'Benz'-in.

Në furgon ndodheshin shoferi, gjashtë efektivë shoqërues edhe dy të paraburgosurit. Të dënuarit janë të paraburgosur tek 313-a në Tiranë, dhe po shkonin në seancë gjyqësore. Polici Juljan Verbosha u dërgua me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës, por pas marrjes së ndihmës së parë u pa e nevojshme që të transportohet në spitalin e Traumës në Tiranë. Ndërkohë, dy të dënuarit Razit Haliti dhe Fatmir Çaushi pas ndihmës së marrë në spitalin e Gjirokastrës u  shoqëruan për në burgun “Jordan Misja” në Tiranë.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ali: 18/02/2020 11:37

    E zevendeson Fehmiu ose Kamberi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?