Pamje nga aksidenti

Aksidenti në Prrenjas me 6 të plagosur/ Arrestohet 28-vjeçari, humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me autobusin

22 Maj 2023, 12:23| Përditesimi: 22 Maj 2023, 12:27

  • Share

Indrit Mahmutllari, 28-vjeçari i cili humbi kontrollin e makinës një ditë më parë dhe u përplas me autobusin, është vënë në pranga. 28-vjeçari ka qenë duke drejtuar një mjet tip Benz dhe ka humbur kontrollin e më pas u përplas me autobusin dhe 6 persona mbetën të lënduar, 1 në gjendje të rëndë. Ai është arrestuar për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në aksidentin që ndodhi ditën e djeshme në aksin rrugor Qafë Thanë – Prrenjas, u përfshinë një makinë dhe një autobus.

Makina tip ‘Benz’, e cila drejtohej nga 28-vjeçari Indrit Mahmutllari u përplas me autobusin, i cili drejtohej nga 51-vjeçari Ilir Alla dhe më pas shpërtheu në flakë. Si pasojë e aksidentit janë plagosur drejtuesi i ‘Benzit’ dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të. Një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë tek Trauma.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?