Aksidenti në Prrenjas, dy prej të plagosurve transportohen me helikopter drejt spitalit të Traumës (VIDEO)

21 Maj 2023, 17:54| Përditesimi: 21 Maj 2023, 18:05

  • Share

Dy prej të plagosurve nga aksidenti i rëndë në rrugën Qafë Thanë-Prrenjas, janë transportuar me helikopter drejt Traumës për të marrë ndihmë mjekësore më të specializuar. 

"Rreth orës 16:20, në aksin rrugor Qafë Thanë - Prrenjas, autobusi që drejtohej nga shtetasi I. A., 51 vjeç, me drejtim lëvizjeje Pogradec - Prrenjas, është përplasur me automjetin tip "Benz", që drejtohej nga shtetasi I. M., 28 vjeç, me drejtim lëvizjeje nga Prrenjasi në drejtim të Pogradecit.  Si pasojë e aksidentit automjeti tip "Benz" është përfshirë nga flakët dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe 5 pasagjerët që udhëtonin me të, të cilët janë transportuar menjëherë në spital, për ndihmë mjekësore. Gjithashtu, janë shkaktuar vetëm dëme materiale në autobusin që drejtohej nga shtetasi I. A.  Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Elbasan dhe grupi hetimor, i cili vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit", njofton policia. 


Lajmi kryesor:

Aksident në Prrenjas, makina përplaset me autobusin dhe shpërthen në flakë! 6 të plagosur, 1 në gjendje të rëndë, dërgohet te Trauma


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?