24 vjeçari Denis Dedgjonaj që mbeti i vdekur nga aksidenti

Aksidenti në Lezhë, del fotoja e 24 vjeçarit që gjeti vdekjen

3 Janar 2021, 11:54| Përditesimi: 3 Janar 2021, 11:59

  • Share

Ky është Denis Dedgjonaj, 24 vjeçari nga Lezha i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme gjatë aksidentit të ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të së dielës në superstradën Lezhë-Milot, pranë rreth rrotullimit të Ishull-Shëngjinit.

Nga aksidenti mbeti i plagosur rëndë edhe pasagjeri Ndue Pjetri.

Një automjet tip 'Benz' me targa AA 285 VK  në të cilin udhëtonin këto dy persona doli nga rruga dhe përfundoi pranë një biznesi aty pranë.


Lajmi kryesor:

Lezhë/ Makina del nga rruga përfundon pranë një biznesi! Ndërron jetë 24-vjeçari, plagoset pasagjeri (VIDEO)


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?