Policia ka dhënë detaje nga aksidenti me vdekje i ndodhur pasditen e sotme në Golem ku ka ndërruar jetë Ardian Gjelapi.
E plagosur nga aksidenti ka mbetur pasagjerja L.Gj e cila u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
"Me datë 30.11.2020, rreth orës 15:30, në Golem, është përfshirë në aksident mjeti motorr me drejtues shtetasin A.Gj., 52 vjeç dhe pasagjere shtetasen L.Gj., me mjetin tip fugon me drejtues shtetasin E.P. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasin A.Gj., ndërsa shtetasja L.Gj., u dërgua në spitalin e Durrësit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve", thotë policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Lajmi kryesor: