Pamje nga aksidenti

Aksidenti në Durrës, shoferi u nxorr nga mjeti pas rreth 1 ore! Në makinë u gjet edhe një shishe alkooli! Të plagosurit ende në spital

15 Mars, 13:11| Përditesimi: 15 Mars, 13:17

  • Share

Pas përreth një ore përpjekjeje dhe prerje me sharrë, mbrëmjen e djeshme u bë e mundur nxjerrja e shoferit.

Mariglen Çejku u nxorr i gjallë nga automjeti që drejtonte e të cilin e përplasi pranë një karburanti mbrëmjen e djeshme në Durrës. Policia njoftoi se, 30 vjeçari, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me një shtyllë në një karburant.

Burime konfirmojnë se të rinjtë ishin nisur në drejtim të një bari në Tiranë e brenda në automjet është gjetur edhe një shishe alkoolike.

Ende nuk ka një reagim zyrtar, nësë i riu ka qenë nën efektin e alkoolit apo jo, por policia bën të ditur se drejtuesi i automjetit dhe pasagjerët, shtetasit K. G, N. V dhe E. V, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?