Aksidenti në digën e Liqenit, eksperti rrugor në Report Tv: Ndodh sepse s’kryejnë analiza për shkaqe, s’ka specialistë

23 Gusht 2023, 17:49| Përditesimi: 23 Gusht 2023, 18:17

  • Share

Eksperti i qarkullimit rrugor dha një koment sa i takon aksidentit rrugor që u regjistrua dy ditë më parë në digën e Liqenit në Tiranë.

Në një intervistë për Emiliano Islami, eksperti  Gëzim Hoxha theksoi nevojën imediate për specialistë si dhe për analiza me detaje se pse ndodhin aksidentet në mënyrë që të merren masat e nevojshme.

“Nuk bëjmë  e analiza si Shqipëri por duhet analizuar se pse bëhen këto aksidente. Ne dikur analizonim të gjithë elementët. Po sot? Sot 90% i bëjnë njerëz që nuk janë specialistë të fushës. Duhen ndërgjegjësuar njerëzit. Këtu duhet të reagojë KLP dhe KLGJ, gjyqtarët të mos bëjnë sikur s’kuptojnë.”- tha Hoxha në Report Tv.

 Një automjet luksoz u përfshi në një aksident në orët e para të mëngjesit (22 gusht 2023) në Liqenin Artificial të Tiranës. Mjeti tip BMW X6 ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të lartë dhe ka përfunduar në digën e liqenit. Deri tani policia nuk ka gjetur gjurmë për dëmtime në njerëz, ndërsa 26-vjeçari Allushi, i cili braktisi mjetin dhe mori me vete edhe targat, është arrestuar pas disa orësh nga policia.  

Në timonin e makinës luksoze BMV X6 ka qenë kushëriri i Ervis Martinaj, 28-vjeçari Emiljano Nina, një person me precedent penalë, që ishte duke drejtuar automjetin në pronësi të mikut të tij. 

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • populli: 24/08/2023 06:25

    ishte mafjos jo stope tju veshe atyre po,ata duhen ndaluar ,mose dalin fare ne rruge

    Përgjigju
  • Or tej: 23/08/2023 17:57

    Si ti ndergjegjesosh kriminelet apo kamikazet ne timon or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?