Foto ilustruese

Aksidenti në aksin ‘Fier-Lushnjë’, arrestohet shoferi i makinës, përplasi të moshuarin që po lëvizte me biçikletë

1 Mars, 16:01| Përditesimi: 1 Mars, 16:04

  • Share

Arrestohet shoferi i makinës që përplasi një 80-vjeçar teksa po lëvizte me biçikletë në aksin rrugor "Fier-Lushnjë".

“Në vijim të informacionit të dhënë pasditen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor "Fier-Lushnjë", ku automjeti me drejtues shtetasin A. I., 48 vjeç, banues në Lushnjë, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. K., 83 vjeç, ju informojmë se specialistët e Policisë Rrugore të DVP Fier arrestuan në flagrancë 48-vjeçarin”, njofton policia.

Ndërkaq, 83-vjeçari është në spital, në kujdesin e mjekëve.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?