Viktima Mikel Dervishi

Aksidenti me motor që i mori jetën të riun shqiptar në Itali! Si iu thyen ëndrrat 19-vjeçarit

21 Shkurt 2022, 13:29| Përditesimi: 21 Shkurt 2022, 13:32

  • Share

Shqiptari Mikel Dervishi, vetëm 19 vjeç humbi “luftën” me jetën, pas 5 ditësh në intubim në spitalin e San Martinos, të Genovës.

Ngjarja e rëndë u regjistrua më 17 shkurt, ku i riu po udhëtonte me motor dhe u përplas me një mur, një përplasje e cila i mori jetën përgjithmonë ditën e sotme.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur Dervishaj përplaset me një mur teksa drejton motorin e tij, ndërsa në krah gjenden edhe dy makina. Policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen tragjike.

Momentin kur ambulanca mbërriti në vendin e ngjarjes për të transportuar trupin pa ndjenja të Mikelit.

 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?