Foto nga vendngjarja

Kronikë

Aksidenti me dy të plagosur në Fushë-Krujë, një i arrestuar dhe një nën hetim

12 Nëntor 2021, 11:09| Përditesimi: 12 Nëntor 2021, 11:15

  • Share

Policia ka arrestuar një person ndërsa ka vënë nën hetim një tjetër në lidhje me aksidentin e ndodhur në Fushë-Krujë mbrëmjen e kaluar ku u plagosën 2 persona.

Në pranga ka rënë 38-vjeçari me inicialet Gj.U., ndërsa procedohet penalisht 21-vjeçari me inicialet G.X., për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Në aksin rrugor Ura e Gjoles-Fushë Krujë, janë përshirë në një aksident, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar 1 pasagjere dhe 1 këmbësor, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se këmbësori i plagosur është babai i të riut të përfshirë në aksident, i cili është nën hetim nga policia,

"Specialistët e Qarkullimit  Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. U., 38 vjeç dhe proceduan shtetasin G. X., 21 vjeç, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", pasi në aksin rrugorë Ura e Gjoles-Fushë Krujë, janë përshirë në një aksident, si pasojë e të cilit kanë mbetur të lënduar 1 pasagjere dhe 1 këmbësor, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme."-njofton Policia.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?