Aksidenti me 8 viktima, Salinaji kërkon drejtoreshën e SHISH te ‘Siguria’: Ka humbur kontrolli në territor! S’e ftoni në dasmë, të vijë të japë llogari

2 Prill, 14:12| Përditesimi: 2 Prill, 14:54

  • Share

 

Deputeti demokrat Ervin Salianji, gjatë mbledhjes në Komisionin e Sigurisë, është ndalur te aksidenti tragjik në Këlcyrë me 8 viktima, ku mjeti i mbushur me emigrantë të paligjshëm po i ikte policisë. 

Salianji u shpreh se kjo ngjarjen dëshmoi se policia e shtetit nuk ka kontroll në territor.

“Unë e di që jeni në ajër, po në këtë vend jetoni. Sot ka ndodhur një ngjarje e trishtueshme, kanë vdekur 8 veta në një aksident.

Aksidenti ka ardhur për shkak se drejtuesi i mjetit mbante në makinë 7 shtetas të huaj që trafikoheshin. Kishim të bënimin me trafik emigrantësh. Është një ngjarje e përsëritur dhe tregon se policia e shtetit nuk ka kontroll në territor.

Do të duhej një aksident i rëndë për të kuptuar që Shqipëria është kthyer në han pa porta ku kalojnë emigrantët. Imagjinoni, kur kalojnë qënie njerëzore, çfarë bëhet me trafikun e drogës dhe sesi qarkullojnë të lirë personat në kërkim dhe të përfshirë në grupet kriminale.

Si fillim, në këtë ditë, ju duhet ta nisnit komisionin me këtë dhe të forcojmë strukturat e policisë së shtetit që të mos ndodhi më kjo. Këto tregojnë se e keni humbur kontrollin në territor”, tha Salianji.

Deputeti kërkoi drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit që të vijë në Komision për të dhënë llogari, duke thënë se nuk po e ftojnë në dasmë, por për të raportuar.

Salianji: Ky komision nuk është han, ka një vit e kusur që drejtoresha e SHISH ka marrë me radhë duke hequr drejtues dhe punonjës në atë institucion dhe nuk ka ardhur të raportojë në komison. Nuk është e pavarur ajo, e shmangët njëherë thirrjen, ta thërrasim prapë.

Salianji: Ore zotëri a doni të vijë drejtoresha e SHISH

Naço: E ka planifikuar

Salianji: Po pse në dasmë po e ftoni. Në dasmë e keni ftuar? Mos thoni e ka planifikuar sikur të vijë në dasmë, të vijë të japë llogari.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Këlcyrë, aksidentohet makina me emigrantë! 8 viktima, mes tyre edhe shoferi! ‘Benz’-i tentoi t’i ikë policisë, 'fluturon' në anë të lumit Vjosa (VIDEO)


SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?