Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë, drejtori i Policisë Çipa: Mjeti po ecte me shpejtësi! Efektivët i kanë bërë shenjë të ndalojë, por u largua

2 Prill, 09:55| Përditesimi: 2 Prill, 13:12

  • Share

Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, Ardian Çipa ka dhënë detaje për aksidentin e ndodhur në Këlcyrë me 8 viktima. Në një deklaratë për mediat, Çipa shpjegoi se mjeti me emigrantë ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave dhe patrulla e policisë i ka bërë shenjë që të ndalojë.

Mjeti në këtë moment është kthyer për në drejtim të Përmetit duke u larguar me shpejtësi.

“Policia ka hasur një mjet që po vinte me shpejtësi tej normave të lejuara. Në përpjekje e sipër për t’i bërë shenjë për të ndaluar, automjeti është kthyer dhe është nisur me drejtim nga qyteti i Përmetit. Patrulla e policisë me automjetin e vet e ka ndjekur deri ën afërsi të vendit të ngjarjes, ka informuar sallën operative për mjetin që ishte larguar në drejtim të Përmetit me shpejtësi. Rreth orës 03:55, duke qenë se nuk është konstatuar automjeti, patrulla ka lëvizur drejt Përmetit duke marrë edhe kontakte me qytetarët që i ka pyetur nëse kanë parë një mjet të tillë. Kanë nisur inspektimin e zonës dhe ka parë shenja të aksidentit rrugor dhe ka parë automjetin që ka rënë në anë të lumit Vjosa.

Paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit që jemi ende duke punuar për ta identifikuar. Personat e tjera dyshohet se duhet të jenë emigrantë të paligjshëm. Nuk japim dot një konkluzion sa i përket shpejtësisë së automjetit. Numri i kufomave është i madh dhe si rezultat ka kryerjen e shumë ekzaminimeve për të marrë dhe administruar prova për identifikimin e personave dhe sqarimin e rrethanave”, tha Çipa.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Këlcyrë, aksidentohet makina me emigrantë! 8 viktima, mes tyre edhe shoferi! ‘Benz’-i tentoi t’i ikë policisë, 'fluturon' në anë të lumit Vjosa (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?