Aksidenti me 8 të vdekur në Këlcyrë, Balla: Shumë i prekur, shkaku ka qenë shpejtësia tej çdo norme! Të përkushtuar ndaj trafikimit të migrantëve

2 Prill, 12:28| Përditesimi: 2 Prill, 15:46

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik në Këlcyrë ku humbën jetën 8 persona, 7 shtetas të huaj dhe një shqiptar.

Balla shprehet ndër të tjera se Policia e Shtetit dhe ministria që drejton janë të përkushtuar për t'u përballur me plagën e trafikimit të migrantëve.

'Shumë i prekur nga aksidenti i rëndë mëngjesin e sotëm në Këlcyrë, ku humbën jetën shtatë shtetas të huaj, migrantë në kërkim të një jete më të mirë dhe një shtetas shqiptar, drejtuesi i mjetit të përfshirë në aksident.

Nga të dhënat paraprake rezulton se shkaku i aksidentit ka qenë përpjekja me shpejtësi tej çdo norme e drejtuesit të automjetit, për t’iu shmangur kontrollit policor në atë zonë. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit janë tërësisht të përkushtuara për tu përballur me plagën e trafikimit të migrantëve. Ky angazhim dëshmohet në politikat dhe strategjitë që po zbatohen, por edhe me angazhimin për t’u përballur me sfidat.

Në vitin 2023 Policia e Shtetit ka identifikuar 177 raste të kontrabandimit të emigrantëve, 9 raste të trafikimit të të miturve dhe 11 raste të trafikimit të personave, duke çuar në identifikimin e 330 autorëve të përfshirë, 147 prej tyre të ndaluar, duke shpresuar që prokuroritë dhe gjykatat të japin vendimet e shumëpritura, të cilat nuk e kuptoj pse vonohen. Gjithashtu, prej disa vitesh oficerët e FRONTEX po kryejnë patrullime të përbashkëta me Policinë Kufitare Shqiptare në të gjitha pikat e kalimit kufitar.', shkruan Balla në Facebook.


Lajmi kryesor:

Tragjedi në Këlcyrë, aksidentohet makina me emigrantë! 8 viktima, mes tyre edhe shoferi! ‘Benz’-i tentoi t’i ikë policisë, 'fluturon' në anë të lumit Vjosa (VIDEO)


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A ka qenë Vettingu i gjyqtarëve e prokurorëve proces i besueshëm?