Aksidenti me 4 të vdekur në Tepelenë, arrestohet shoferi i BMW! Çifti i plagosur në gjëndje të rëndë (EMRI)

18 Mars, 13:43| Përditesimi: 18 Mars, 13:46

  • Share

Tepelene- Ka një të arrestuar lidhur me aksidentin tragjik me 4 viktima të ndodhur mbrëmjen e së dielës së 17 marsit 2024 ku u përplasën 3 makina.

Policia e Gjirokastrës informon se është arrestuar drejtuesi i automjetit tip “BMË” të përfshirë në këtë aksident.

Shtetasi Elton Proko 46 vjeç banues në Gjirokastër akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”. 

“Në vijim të veprimeve procedurale për aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme, në aksin rrugor Tepelenë-Memaliaj, si pasojë e të cilit humbën jetën 4 shtetas dhe u dëmtuan rëndë 2 të tjerë, specialistët për Trafikun Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë drejtuesin e automjetit tip “BMË” të përfshirë në këtë aksident, shtetasin E. P., 46 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” informoi sot policia e Gjirokastrës

Ndërkohë çifti Jani dhe Lavdie Meta ndodhen në spitalin e Traumës në gjëndje të rëndë. 

Lajmi ne perditesim... 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?