Pamjet nga aksidenti ku humbi jetën efektivi i policisë në Patos! VIDEO nga mjetet e bëra copash! Arrestohet shoferi

20 Mars 2023, 09:33| Përditesimi: 20 Mars 2023, 11:07

  • Share

FIER- Dy mjetet janë përplasur kokë më kokë në Patos ku humbi jetën një efektiv. Report Tv ka siguruar pamjet e aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmjen e djeshme. Siç shihet mjetet janë bërë copash.  Agron Saba, 58 vjeç, është efektivi që humbi jetën, i cili shërbente në Stacionin e Policisë Patos. 

Si pasojë e aksidentit me vdekje është arrestuar një  27-vjeçar me iniciale G.H.,

Aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 21:35, në aksin rrugor "Patos-Fier". Efektivi Saba ka qenë duke drejtuar mjetin tip ‘Opel;’ kur ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet tip ‘Benz’, i cili drejtohej nga një 27 vjeçar.

Efektivi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Javët e fundit, aksidentet rrugore kanë qenë me pasoja fatale, duke u marrë jetën rreth 8 personave, bashkë me aksidentin e sotëm në Patos. Aksidenti më i rëndë ka qenë ai tek mbikalimi i TEG-ut, ku tre të rinj humbën jetën për shkak të shpejtësisë.

Ora 10:32
Aksidenti ku mbeti viktimë polici në Patos, arrestohet 27-vjeçari

1679304830_Screenshot6.jpg

Është arrestuar 27-vjeçari që u përfshi në aksidentin e mbrëmshëm në Patos ku mbeti viktimë efektivi Agron Saba.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me një aksident rrugor, në aksin rrugor "Patos-Fier", specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", pasi ka aksidentuar, me pasojë vdekjen, shtetasin A. S. (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos)”, njofton Policia.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?