Aksidenti i rëndë në Shkodër - Velipojë/ Përplasen 2 makina, humb jetën 4 vjeçari

25 Janar, 14:09| Përditesimi: 25 Janar, 15:08

  • Share

Një aksident i rëndë është shënuar sot në Shkodër – Velipojë. Një fëmijë vetëm 4 vjeç humbi jetën pasi u përplasën 2 automjete.

Policia njofton se aksidenti u shënua sot (25 janar 2024) rreth orës 13:00, në aksin rrugor “Shkodër-Velipojë”, në vendin e quajtur “Pulaj-Plazh”. 

Automjeti me drejtuese shtetasen K. B., 22 vjeçe, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin P. C., 38 vjeç. Nga përplasja e automjeteve ka humbur jetën një 4-vjeçar, ndërsa shtetasit e tjerë të dëmtuar janë në kujdesin e mjekëve, informoi policia e Shkodrës.  

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Polic #: 25/01/2024 15:38

    O Kafshë me fytyrë njeriu që mbysni fëmijët tuaj që nuk kanë asnjë faj që ju nuk njihni rregullat e qarkullimit rrugor!

    Përgjigju
    • Iso: 25/01/2024 20:27

      Jo vetem qe nuk I dine, por edhe nuk I vene femijet ne kolltuqet perkatese, madje as nuk i lidhin te pakten me rrip! I shkreti femije! Shpirti i tij ne parajse!

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?