Videoja nga 3 sekondat e aksidentit të frikshëm në Elbasan/ Ky është 36 vjeçari që vdiq, baba i një fëmije! Arrestohet shoferja!

4 Janar 2021, 07:21| Përditesimi: 4 Janar 2021, 15:55

  • Share

Ky është 36 vjeçari Kledis Deda i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme në një aksident në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, ku një makinë tip 'Volkswagen' i ka ndërprerë rrugën një minibusi e për pasojë janë përplasur me njëra-tjetrën.

Report Tv mëson se Deda është baba i një fëmije. Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 6 persona, ndërsa Deda ndërroi jetë. 36 vjeçari ishte pasagjer në makinën tip 'Volkswagen', ndërsa është plagosur dhe drejtuesja e kësaj makine, e cila më pas është arrestuar.

29 vjeçarja e arrestuar me iniciale K.Sh, banuese në Elbasan, akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Gjithashtu kanë mbetur të plagosur dhe 5 pasagjerë të minibusit. Të plagosurit u nisën menjëherë në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë mjekësore. Minibusi ishte nisur nga Korça me destinacion Tiranën. 

Siç shihet dhe nga videoja e Report Tv, “Volkswageni” ka bërë ka bërë parakalim të gabuar me shpejtësi skëterrë, dhe i ka dalë përpara minibusit duke u përplasur “kokë më kokë” me këtë të fundit. Grupi hetimor e cila po vijon punën për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Volswageni i aksidentuar dhe 36 vjecari Kledis Deda i cili nderroi jete
 

Ora 10:32
Pamje të rënda nga aksidenti me 1 viktimë e 6 të plagosur në Elbasan, ‘Volkswageni’ parakalon me shpejtësi skëterrë dhe përplaset ‘kokë më kokë’ me minibusin

Pamje të rënda nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Elbasan ku si pasojë e përplasjes së një makine me minibusin ka ndërruar jetë pasagjeti i “Volkswagenit” dhe janë plagosur 6 persona të tjerë.

Siç shihet dhe nga videoja e Report Tv, “Volkswageni” ka bërë ka bërë parakalim të gabuar me shpejtësi skëterrë, dhe i ka dalë përpara minibusit duke u përplasur “kokë më kokë” me këtë të fundit.

Viktimë e këti jaksidenti ka mbetur 36 vjeçari Kledis Deda, ndërsa është arrestuar shoferja e makinës.

Ora 10:01
Aksidenti me 1 viktimë në Elbasan, arrestohet shoferja e 'Volkswagenit' që u përplas me minibusin

1609750938_iiiiiiii.jpg

Arrestohet shoferja e Volkswagenit që u përplas mbrëmë me minibusin në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh, në të cilin ndërroi jetë pasagjeri Kledis Deda si dhe u plagosën 6 të tjerë.

29 vjeçarja e arrestuar me iniciale K.Sh, banuese në Elbasan, akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

“Në vijim të informacionit të dhënë mbrëmjen e djeshme ku në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, mjeti tip “Volksëagen”, që drejtohej nga shtetasja K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan u përplas me mjetin minibuz me drejtues shtetasin A.K., 51 vjeç, banues në Tiranë dhe për pasojë ndëroi jetē pasagjeri i mjetit “Volkswagen”, shtetasi K.D., 36 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri, Elbasan si dhe u plagosën jashtë rrezikut për jetēn disa shtetas të cilët ishin pasagjerët të minibuzi, ju informojmë se:

Nē përfundim të veprimeve hetimore specialistët e qarkullimit rrugor në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasen K.Sh., 29 vjeçe, banuese në Elbasan, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale”, thotë policia.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bada B: 04/01/2021 14:03

    Duket Furgoni me faj,sidoqoft nga i her edhe arrin te shohin mir polgicat per te dhene nje gjykim te sakte

    Përgjigju
  • Gim: 04/01/2021 11:43

    Nese e sheh me kujdes, makina po ecen shpejt, por eshte furgoni ai qe parakalon. Makina ka qene ne krah te vet, madhe 30 metra para furgonit ajo eshte shkembyer me 2 makina te tjera. Shoferi furgonit eshte ne gabim

    Përgjigju
  • Tini: 04/01/2021 10:05

    Ecni avash o derra se do merrni ne qafe kslamajte...

    Përgjigju
    • albanolupo: 04/01/2021 11:15

      ne ket rast ishte derrkuce

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?