Aksidenti në Rrugën e Kombit, arrestohet shoferi që u mori jetën dy vëllezërve nga Kosova! Shkak shpejtësia e lartë

19 Tetor 2023, 17:27| Përditesimi: 20 Tetor 2023, 16:44

  • Share

Sadik dhe Nesret Osmani që shihni në këtë foto humbën jetën tragjikisht në  në aksidentin e Rrugës së Kombit pasditen e së mërkurës. Dy vëllezërit nga Gjilani i Kosovës, Sadiku në drejtimin e makinës “Ford”, i vëllai dhe miku i tij pasagjerë udhëtonin nga Morina në drejtim të Tiranës. Në tunelin e Kalimashit makina e tyre u godit nga pas nga një Mercedes Benz që lëvizte me shpejtësi sketerre.

Një ditë pas aksidentit të rëndë, policia e Kukësit arrestoi shoferin e Benzit, Arben Berisha, 58-vjec me origjine nga Tropoja dhe banim në Tiranë. Nga goditja e fortë, makina ku udhëtonin viktimat u përplas me një autobot nafte.

Burime nga policia thanë se tropojani, Arben Berisha po lëvizte me shpejtësi tejet të lartë, nderkohe që shpejtësia e lejuar ne tunel është 80 km/h.  Ai ishte gjobitur disa herë nga Policia Rrugore për shekje të rregullave të qarkullimit. 58-vjecari bashkë me pasagjeren 26-vjeçare K. B. mbeten të plagosur jashtë rrezikut për jetën. Po kështu u plagos dhe pasagjeri tjeter që udhetonte ne Ford, I.L. 44 vjeç nga Kosova.

1697703478_sadikosmani.jpg

 

Video e aksidentit

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • dritan: 19/10/2023 13:51

    Si ne tunelin e Kalimashit ashtu edhe te Krrabes ne pergjithesi te gjith nuk e zdatojne regulloren,deri se keto monitorohen me kamera perse nuk procedohen nga policia.

    Përgjigju
    • Andi: 21/10/2023 01:36

      Se duhen vënë kamera që masin shpejtësinë. Si ti procedojnë? Kujt i bie dhjeta? Ky do jetë më 137, ndaloje. Ose 122. E me mo aty aty është.

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?