Foto nga aksidenti dhe mësuesi Tahir Bici

Aksidenti dy ditë më parë në Librazhd, ndërron jetë mësuesi! Kolegët: Fjalë pak e punë shumë, i përkushtuar ndaj nxënësve

13 Dhjetor 2023, 11:11| Përditesimi: 13 Dhjetor 2023, 12:19

  • Share

ELBASAN- Dy ditë pas aksidentit të ndodhur në aksin Librazhd –Prrenjas në Qukës, ku dy automjete u përplasën ‘kokë më kokë’ ka ndërruar jetë një prej të plagosurve. Bëhet fjalë për mësuesin nga Librazhdi, Tahir Bici. Ai nuk u mbijetoi dot plagëve të marra në aksident dhe ndërroi jetë.

Kolegët kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e tij, ndërsa vlerësojnë figurën e Bicit si një mësues të përkushtuar.

"Do te mbahet mend si mësuesi fjalë pak e punë shumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri. Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolektivit ku punoi nga ZVA Përrenjas! I përjetshëm kujtimi i tij!", thuhet në reagimin e Zyrës Vendore Arsimore Përrenjas.

Mësuesi Tahir Bici mbaroi shkollën e mesme artistike "Onufri", me pas vazhdoi studimet e larta për mësuesi. Punoi në disa shkolla te rrethit te Librazhdit: Babje, Librazhd, Dragostunje dhe se fundmi në shkollën 9-vjecare Pishkash. 

Si pasojë e përplasjes së mjeteve më 11 dhjetor, mbetën të plagosur 6 persona, mes tyre edhe mësuesi i cili fatkeqësisht ndërroi jetë.

Ora 11:28
Mësuesi nga Librazhdi humbi jetën në aksident, kolegët prekin: Fjalë pak e punë shumë, i përkushtuar ndaj nxënësve

1702463376_tahirbici.jpg

Tahir Bici, mësuesi nga Librazhdi, ndërroi jetë dy ditë pas një aksidenti. Prekëse kanë qenë fjalët që kanë zgjedhur kolegët për të përkujtuar, ndërsa thonë se do të mbahet mend si mësuesi fjalë pak e punë shumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri.

E dhimbshme kjo ndarje e parakohshme nga jeta e mësuesit Tahir Bici. Koleg, mësues, bashkëshort dhe prind shembullor. Profesor Tahiri mbaroi shkollën e mesme artistike "Onufri", me pas vazhdoi studimet e larta për mësuesi CU. Punoi në disa shkolla te rrethit te Librazhdit: Babje, Librazhd, Dragostunje dhe se fundmi ne shkollën 9-vjecare Pishkash. Do te mbahet mend si mësuesi fjalë pak e punë shumë, i përkushtuar ndaj nxënësve, i urtë dhe këmbëngulës për të arritur më të mirën për brezin e ri. Ngushëllime të përzemërta familjes dhe kolektivit ku punoi nga ZVA Përrenjas! I përjetshëm kujtimi i tij!

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?