6 të vdekur brenda 48 orëve nga aksidentet rrugore, policia: Të gjitha makinat inteligjente, dronët dhe radarët do jenë në funksion gjatë gjithë kohës

11 Mars 2023, 13:25| Përditesimi: 11 Mars 2023, 13:49

  • Share

Pas aksidenteve rrugorë më pasojë vdekjen 6 personave në vetëm brenda 48 orëve, policia Rrugore ka marrë masa me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka urdhëruar që prej orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme, të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore, në të gjithë vendin, të kalojnë në shërbim të përforcuar, duke rritur prezencën e punonjësve të Policisë dhe të mjeteve logjistike, në akset rrugore. 

Të gjitha makinat inteligjente dhe pajisjet bashkëkohore që Policia disponon, si radarët automatikë, dronët, kamerat dhe mjetet e pauniformuara, do të vijojnë të jenë në funksion 24/7, me tri turne, në të gjitha rrugët e vendit. 

Gjatë 12 orëve të fundit: 53 leje drejtimi të pezulluara për shpejtësi, 13 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 122 masa administrative për shpejtësi mbi normat e lejuara (pa sanksionin plotësues pezullim i lejes së drejtimit), 87 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 106 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 11 masa për manovra të gabuara  dhe gara shpejtësie, 23 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Rrugori: 11/03/2023 17:58

    Pse mundoheni te mbuloni korrupsionin dhe krimin ne Policine e Shtetit? Ju thate per rastin ne fjale se u gjobit 5 here. A u paguan gjobat apo minstri i aministoi ? Kontrollojine dhe mos nxirrni fajtor te pafajshmit, se edhe ne SHBA ka me shume te rinj adoleshent por atje nuk shpeton nga gjoba as nga polici i koruptuar as nga ministri, Perfundimisht vrasjet u bene nga gjobat e papaguara qe jane nje fakt i pamohushem per aksidentet, sot viktima do ishte gjalle por me keqja eshte pasojat edhe per te tjeret qe shkelin ligjin. Kontrolloni gjobat te zbuloni vrasjet e tjera.

    Përgjigju
  • Arti: 11/03/2023 16:17

    Duhen vendosur radarë të përhershëm në gjithë rrugët hyrëse dhe dalëse të Tiranës. Vetëm kjo zgjidh punë, nuk zgjidhen gjërat me aksione

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?