Foto ilustruese

E ngatërruan me shishen e uthullit, çifti i bashkëshortëve në Pogradec konsumojnë lëndë kimike helmuese! Përfundojnë në spital

20 Dhjetor 2022, 15:30| Përditesimi: 20 Dhjetor 2022, 15:39

  • Share

Një çift bashkëshortësh në Pogradec kanë përfunduar në spital pasi dyshohet se aksidentalisht kanë konsumuar lëndë kimike (herbicid).

Mësohet se B.O, 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij 40 vjeçe, po marrin trajtimin e nevojshëm në spital ku tanimë raportohet se gjendja e tyre është e qëndrushme. Ata kanë rrëfyer se ngjarja kishte ndodhur aksidentalisht pasi e kishin ngatërruar lëndën helmuese me shishen e uthullit.

“Më datë 20.12.2022, në spitalin e Pogradecit kanë shkuar për mjekim shtetasi B. O., rreth 42 vjeç dhe bashkëshortja e tij, shtetasja V. O., rreth 40 vjeçe, banues në fshatin Blacë, Pogradec, të cilët dyshohet se aksidentalisht kanë konsumuar lëndë kimike helmuese (herbicid). Të dy këta shtetas ndodhen nën kujdesin e mjekëve”-thuhet në spital.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?