Pamje nga aksidenti, New York, SHBA

Aksident tragjik në New York, 2 të vdekur dhe 5 të plagosur! Një nga makinat kishte bombola gazi! Dyshohet për akt terrorist

2 Janar, 16:47| Përditesimi: 2 Janar, 17:23

  • Share

Një aksident automobilistik i cili po hetohet si akt terrorist, ka ndodhur në Rochester, New York, gjatë një koncerti të organizuar me rastin e festave të fundvitit.

Një automjet tip “SUV Ford” dhe një automjet tip “Mitsubishi” janë përplasur duke dëmtuar edhe disa këmbësorë aty pranë.

Mediat e huaja raportojnë se nga aksidenti kanë humbur jetën dy pasagjerë të cilët ndodheshin në automjetin “Mitsubishi:, si dhe është dërguar në spital, në gjendje kritike për jetën, shoferi i po këtij automjeti.

Ndërsa shoferi i automjetit “Ford” ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu, 3 këmbësorë janë plagosur nga përplasja e dy makinave, të cilët aktualisht janë në spital dhe njëri prej tyre është në plagosur rëndë.

Policia amerikane dyshohet se aksidenti mund të ketë qenë i qëllimshëm nga një prej shoferëve, si një akt terrorist.

1704211727_yukdkjdkd.JPG

Pas shuarjes së flakëve që përfshinë makinën “Mitsubishi”, policia gjeti në brendësi të saj disa bombola gazi që ishin të mbushura.

Shoferi i këtij automjeti kishte lënë më parë në një hotel një shënim ku shprehej se donte të kryente vetëvrasje.

Gjithashtu, familjarët e tij kanë deklaruar se ai vuante nga bipolariteti, por kjo nuk është ende e vërtetuar nga një raport mjekësor.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?