Foto nga aksidenti në Malin e Zi

Aksident tragjik në Malin e Zi, 4 viktima, 3 prej tyre shqiptarë nga Plava (EMRAT+FOTO)

26 Dhjetor 2023, 10:17| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 11:45

  • Share

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Mal të Zi ku katër persona kanë humbur jetën në një aksident.

Sipas raportimeve nga mediat lokale, tre nga viktimat janë shqiptarë dhe një malazez: M.Mekuli, E. Haxhaj, bashkë me bashkëshorten e tij, M. Haxhaj dhe N.Cirkoviq.

M.Mekuli, ishte e plagosur rëndë dhe ka vdekur në spital, shkruan Radio Televizioni i Malit të Zi.

Në këtë aksident mësohet se janë përfshirë dy makina, ku nga një përplasje e fortë “kokë më kokë” kanë humbur jetën 4 persona.

Viktimat ishin një çift shqiptarësh nga Plava, fëmija e tyre dhe kameramani i RTV “Glas Plava”.

Sipas të dhënave nga mediat malazeze, aksidenti ka ndodhur në orët e vona të së hënës, teksa kameramani Mirza M, ishte duke xhiruar një autokolonë dasme.

Foto nga aksidenti në Malin e Zi

Foto nga aksidenti në Malin e Z

Foto nga aksidenti në Malin e Zi

Foto e viktimave

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?