Foto nga aksidenti

EMRI/ Po lëvizte me shpejtësi 'skëterrë' me 'Porsche', shqiptari përplaset me disa makina dhe humb jetën në Itali! 7 të plagosur

8 Prill, 08:30| Përditesimi: 8 Prill, 09:52

  • Share

ITALI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Brescia të Italisë, ku për pasojë ka humbur jetën një 32-vjeçar shqiptar dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur. 32-vjeçari shqiptar ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe me një Porche Cayenne, kur është përplasur me një furgon dhe më pas ka përfunduar në një kanal dhe në një pemë.

Viktima mësohet se është Ruben Wlodkowski, 32-vjeç me origjinë shqiptare i lindur në Peschiera, në provincën e Veronës. Bashkë me të udhëtonte edhe një grua, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, bëjnë me dije mediat italiane

Gjashtë personat e tjerë kanë pësuar lëndime të lehta, një djalë 16 vjeç, një djalë 28 vjeç, një vajzë 34 vjeç, dy gra 41 dhe 73 vjeç dhe një burrë 47 vjeç.

Oficerët e policisë rrugore rindërtuan dinamikën e aksidentit dhe nga hetimet e para duket se Porsche po udhëtonte në drejtim të Peschiera-s në via Verona, kur furgoni Volkswagen doli nga via Verdi. Drejtuesit e mjeteve nuk kanë pasur kohë të frenojnë dhe automjetet janë përplasur.

32-vjeçari që drejtonte Porsche humbi kontrollin e makinës dhe përfundoi në mënyrë katastrofike në një kanal që kalon përgjatë Via Verona. Goditja ka qenë e rëndë dhe pavarësisht mbërritjes së ndihmës së shpejtë në vendngjarje, nuk mund të bëhej asgjë për shqiptarin.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Italiani: 08/04/2024 10:49

    E kam then Une dhe Turku. Shqipetarit jepi pushk dhe makin dhe mos u merr me te se vrasin veten

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?