Aksident tragjik në Itali/ Humb jetën 61-vjeçari italian, plagoset rëndë 25-vjeçari shqiptar

31 Tetor 2022, 12:57| Përditesimi: 31 Tetor 2022, 13:13

  • Share

Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali, dy makina janë përplasur ku si pasojë ka humbur jetën një 61-vjeçar italian, Paolo de Poli nga Azzano Decimo dhe ka mbetur i plagosur një 25-vjeçar shqiptar.

Makinat e tyre u përplasën në zonën Gai në San Vendemiano, në kryqëzimin e via Longhena dhe via De Marchi rreth orës 23:00 të së shtunës me orën lokale.

Sipas raportimit të mediave italiane, makina e 61-vjeçarit të tipit Fiat Punto pas përplasjes ka dalur nga rruga, ku përfundoi në vendbanimin e një banuesi duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ndërsa, 25-vjeçari me origjinë shqiptare, me banim në zonën e Conegliano ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?