Këngëtari grek, Janis Ksanthopoulos

Aksident tragjik në Greqi/ Shqiptari 20-vjeçar humb jetën

12 Mars, 16:50| Përditesimi: 12 Mars, 16:54

  • Share

Një aksident tragjik ka ndodhur orët e para të mëngjesit të së martës në Menidi, ku ka mbetur i vdekur një 20-vjeçar shqiptar.

Siç bëhet me dije nga mediat greke, një automjet fuoristradë i drejtuar nga këngëtari grek Janis Ksanthopoulos devijoi duke u përplasur me një mjet tjetër. Pikërisht, ky mjet ku ndodhej edhe shqiptari, u përplas me një shtyllë elektrike.

Si pasojë shqiptari 20-vjeçar ndërroi jetë, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve mbetën të plagosur. Më pas këta të dy u arrestuan nga policia.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?