Aksident tragjik në fshatin Bidaj, automjeti del nga rruga dhe 58-vjeçari humb jetën (EMRI+VIDEO)

12 Prill, 16:16| Përditesimi: 12 Prill, 16:42

  • Share

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Bidaj të Kolonjës. Një 58-vjeçar ka humbur jetën teksa automjeti që drejtonte tip 'Nissan' ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Viktima është identifikuar si Gramoz Beqiri dhe aksidenti ndodhi rreth orës 14:30 të ditës së sotme. Ndërkohë në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

'Rreth orës 14:30, në fshatin Bidaj, Kolonjë, shtetasi G. B., rreth 58 vjeç, duke drejtuar automjetin tip "Nissan", ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. 

Si pasojë, ka humbur jetën shtetasi G. B.', thuhet në njoftimin e policisë.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?