Foto ilustruese

Aksident tragjik në Divjakë, makina përplas për vdekje këmbësorin

10 Dhjetor 2022, 20:56| Përditesimi: 10 Dhjetor 2022, 21:04

  • Share

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin ‘Çermë e Sipërme të Divjakës, ku 53 vjeçari Sh.D ka përplasur me makinë 77 vjeçarin I.Sh i cili ka ndërruar jetë.

I moshuari, banor i këtij fshati, u dërgua me urgjencë në spital por nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, drejtuesi i automjetit tip ‘Benz’ është shoqëruar në polici për të sqaruar rrethanat e aksidentit që rezultoi fatal për të moshuarin.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?