Një prej makinave të përfshira në aksident

Aksident tek 'Ura e Dajlanit' në Durrës, makina ngjitet në trotuar

16 Dhjetor 2020, 11:09| Përditesimi: 16 Dhjetor 2020, 11:12

  • Share

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm (16 dhjetor) tek rrethrrotullimi pranë Urës së Dajlanit në Durrës.

Dy makina, një tip "Benz" dhe një "Toyota" janë përplasur me njëra tjetrën ku një prej tyre ka hipur mbi trotuar.

Mësohet se nuk ka viktima si pasojë e përplasjes ndërsa drejtuesja e "Toyotas" është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Gjatë kësaj kohe ky aksident ka bllokuar qarkullimin e mjeteve teksa policia po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?