VIDEO/ Aksident te rethrrotullimi i Kolonjës, makina çan barrierat e rrugës dhe fluturon në kanal

29 Mars, 15:25| Përditesimi: 29 Mars, 15:34

  • Share

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të rrethrrotullimit të Kolonjës në rrugën Lushnjë-Fier.

Mjeti tip Benz që udhëtonte nga Bubullima për në autostradë nuk ka mundur të hyjë në rrugë por ka shkuar drejt dhe pasi ka çarë dy barrierat e hekurta që ndajnë autostradën ka përfunduar në kanalin anësor. Drejtuesi i mjetit është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Lushnjes ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ndërsa ekspertët pritet të kryejnë procedurat për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti. Nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesi i mjetit ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe nuk ka frenuar duke marrë para dy barrierat e hekurta.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?