Aksident te Kthesa e Patosit, del nga rruga 'Porsche'! Shoferi 29 vjeçar përfundon në spital (VIDEO)

1 Qershor 2022, 14:47| Përditesimi: 1 Qershor 2022, 14:55

  • Share

Një aksident automobilistik ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në aksin rrugor Patos-Fier në vendin e quajtur Kthesa e Patosit.

29-vjeçari i identifikuar me inicialet M.P., që po drejtonte automjetin tip 'Porsche' ka dalë nga rruga. Për pasojë është lënduar vetë i riu, i cili është dërguar në spitalin rajonal të Fierit për trajtim mjekësor.

"Sot rreth orës 14:00, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasi M. P., 29 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip "Porsche" ka dalë nga rruga dhe për pasojë është dëmtuar vet drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve", njoftoi policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të daljes nga rruga.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?