Foto nga vendi i ngjarjes

Aksident rrugor te ‘Pallati me Shigjeta’, makina i pret rrugën motorit, 1 i plagosur rëndë

17 Tetor 2022, 22:07| Përditesimi: 17 Tetor 2022, 22:18

  • Share

TIRANË- Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një makinë është përplasur me një motor, e për pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Report Tv mëson se ngjarja ka ndodhur te zona e quajtur ‘Te Pallati me Shigjeta’, ku shkak është bërë manovra e gabuar e makinës, pasi i ka prerë rrugën motorit.

Nga sa mësohet i plagosuri është në gjendje të rëndë, teksa Report Tv sjell foto nga vendi i ngjarjes.

Foto nga vendi i ngjarjes

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?