Aksident rrugor në Prrenjas, humb jetën 68-vjeçarja

23 Qershor 2020, 14:47| Përditesimi: 23 Qershor 2020, 15:49

  • Share

PRRENJAS- Një aksident rrugor me vdekje është regjistruar mesditën e kësaj të martë në Prrenjas. Gazetari i Report Tv, Ronaldo Gjoshi raporton se dy automjete, furgoni Volkswagen dhe Suzuki, janë përplasur me njëri tjetrin e për pasojë ka ndërruar jetë një 68-vjeçare.

Viktima është identifikuar si Nekie Raçe, e cila po udhëtonte në furgon. Sipas policisë mjeti tip "Volkswagen", me drejtues Sh.K. 67 vjeç,  banues në Tiranë u përplas me mjetin tip "Suzuki" me drejtues T.R. 69 vjeç,  banues në Tiranë.

Si pasojë e aksidentit humbi jetën Nekie Raçe 68 vjeç dhe u plagos E.S. 71 vjeç, banues në Korçë që ndodhet nën kujdesin e mjekëve, të cilat  ishin pasagjerë në mjeti tip"Suzuki"".

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?