Foto ilustruese

Aksident rrugor në Malësi të madhe/ Makina përplas për vdekje 49-vjeçaren

16 Shkurt 2020, 21:25| Përditesimi: 16 Shkurt 2020, 21:56

  • Share

MALËSI E MADHE-Një 49-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme pasi është përplasur për vdekje nga makina.

Ngjarja është regjistruar në fshatin Pjetroshan, Malësi e Madhe rreth orës 18:25. Viktima është identifikuar si Albana Çulaj, i thanë burimet Report Tv dhe mësohet se ka qenë duke kaluar rrugën kur është përplasur nja makina e drejtuar nga 51-vjeçari me inicialet B. J.. Nga raportimet paraprake 49-vjeçarja i ka prerë rrugën makinës, por grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.

Nga ana tjetër, është dërguar në Komisariat 51-vjeçari për veprime të mëtejshme. 

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 17/02/2020 09:34

    Si ka mundesi të aksidentohesh për vdekje në fshat? Rruget e fshatit janë rrugica dhije me sa në ore ka qene fshatari duke i dhene makines në rrugice dhije?

    Përgjigju
    • Naimi: 18/02/2020 01:25

      Si e ke emrin se ta kallzoj un fshatarin Ça je ti polic rrugor? O kafsh bani ngushllimet familjes e lene rregulloren

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?